Skenë e tmerrshme ajo që kanë parë italianët në sheshin e Movida, Piazza San Giovanni XXIII në Itali mbrëmë në darkë.
Për fat të keq, protagonist ka qenë një shtetas shqiptar, 35-vjeçar, rezident prej vitesh në këtë zonë të Italisë.
Ai tentoi t’i afrohej një vajze që ishte turiste, duke i kërkuar të shoqëroheshin. Vajza refuzoi dhe nuk ia pranoi ofertën.
Shqiptari u ndje i ofenduar dhe nuk u mjaftua me refuzimin, por iu lëshua duke e dhunuar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i te cilit nuk bëhet i ditur e grushtoi vajzën aty në mes të sheshit, duke i thyer katër dhëmbët e parë.
Në vend ndërhyri policia e cila ndaloi shqiptarin dhe e dërgoi në polici, kurse vajza u shtrua në spital për ndihmën e nevojshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/