Tiranë, zjarrvënie e qëllimshme një mjeti, digjet edhe një taksi tjetër

Tiranë, zjarrvënie e qëllimshme një mjeti, digjet edhe një taksi tjetër

83
0
Shares
Foto Ilustruese

Një zjarrvënie e qëllimshme një mjeti, e ka djegur plotësisht atë, ndërsa ka djegur edhe një mjet tjetër, tip taksi.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, mësohet se sot, rreth mesditës, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur njoftimi se në rrugën”Shefqet Kuka”, pranë pallateve Amfora ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.
Nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrfikëses, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në mjetin e shtetasit E. L., i cili është djegur plotësisht, ku si pasojë është djegur nga flakët në pjesën e përparme, mjeti taksi, në pronësi të shtetasit G. Sh.
Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të kësaj vepre penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY