DETAJE/ I erdhi në gjendje të dehur, rrëfehet burri: Ja pse e...

DETAJE/ I erdhi në gjendje të dehur, rrëfehet burri: Ja pse e godita me thikë gruan

64
0
Shares

Kishte dalë të festonte me shoqet, por kthimi në shtëpi vonë dhe në gjendje të dehur i 53-vjeçares Q. Rama, nuk është kapërdirë nga bashkëshorti i saj. Ky mesa duket ka qenë dhe shkaku, që Ramazan Rama 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë ka goditur me thikën e bukës bashkëshorten e tij.
Me t’u kthyer nga festa, Ramazan Rama, duke mos pranuar dot faktin që gruaja e tij ishte në gjendje të dehur ka nisur t’i kërkojë asaj llogari. Kjo e fundit, në mënyrë të pavetëdijshme nga pija i është përgjigjur të shoqit se: nuk të jap llogari ty, më lër rehat. Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të rrëmbente thikën e bukës dhe t’ia qëllonte bashkëshorten e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.
Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke larguar bashkëshortin dhe transportuar 53-vjeçaren drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas arrestimit, Ramazan Rama, ka deklaruar për policinë se krimin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër.
“Gruaja erdhi në gjendje të dehur në shtëpi si asnjëherë më parë. Kjo gjë më shqetësoi jashtë mase, por situata u agravua edhe më tepër kur e pyeta pse kishte ardhur në këtë gjendje në shtëpi. Ajo refuzoi të më jepte llogari. Nuk doja që situata të arrinte deri në këtë pikë, por e qëllova në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet të ketë deklaruar në polici, Ramazan Rama.

Njoftimi i Policisë

Specialistët  për  Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 56-vjeçari.
Bëhet me dije se Ramazan Rama 56- vjeç ka goditur me thikë gruan e tij. Konfliktet mes çiftit dyshohet të ketë ndodhur për motive te dobëta.
“Më datë 07. 03. 2017,  ora 00:20, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Q. R. 53 vjeçe. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal” thuhet ne njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY