DETAJE & EMRA/ Lushnjë, tre vëllezërit rrahin motrën 60-vjeçare se “ju prishi...

DETAJE & EMRA/ Lushnjë, tre vëllezërit rrahin motrën 60-vjeçare se “ju prishi nderin”, befason burri i saj

94
0
Shares

Tre vëllezër rrahën publikisht në mes të Lushnjës motrën 60-vjeçe, pasi dyshonin për një lidhje jashtëmartesore të saj, raporton “Panorama”.
Rasti i rrallë që përkon si një “dhuratë” e hidhur për festën e 8 Marsit ndodhi dje. Sipas Policisë, 60-vjeçarja me inicialet F. S., nënë e dy fëmijëve të rritur, përfundoi në spital pasi vëllezërit e saj e dhunuan atë barbarisht me argumentin se ajo po iu prishte nderin e familjes.
Policia e Lushnjës bëri të ditur se ka arrestuar shtetasit Astrit Koroveshi, 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi, 53 vjeç, dhe Ilmi Koroveshi, 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi” në qytetin e Lushnjës.
“Këta shtetas u vunë në pranga për dhunë barbare të ushtruar në mes të lagjes e në sy të publikut ndaj motrës së tyre të madhe, F. S., 60 vjeçe, e cila ishte banuese në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, në Lushnjë, pranë lagjes së vëllezërve të saj”, bënë të ditur burime të Policisë.
Siç mësohet nga burime të grupit të hetimit, tre vëllezërit dyshonin se e motra kishte një lidhje jashtëmartesore me një person tjetër nga lagjja e saj. Ata nuk kanë kërkuar asnjë sqarim me të motrën lidhur me fjalët e dëgjuara. Madje, në dëshmitë e tyre për policinë mësohet të kenë thënë se e kishin parë duke ecur me personin që dyshonin se kishte lidhje.
Të bindur në dyshimin e tyre, tre vëllezërit janë bërë bashkë dhe kanë menduar t’i japin mësim motrës së tyre 60- vjeçare në mes të rrugës. Ata janë parë nga kalimtarët të cilët e kanë njohur gruan dhe janë vënë në mbrojtje të saj, duke ndërhyrë për të larguar vëllezërit agresorë.
Edhe pse është ndërhyrë për të ndarë konfliktin, gruaja është bërë për spital. Kanë qenë kalimtarët ata që e dërguan për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave, pasi kanë marrë vesh të gjithë rrëmujën, bashkëshorti i 60-vjeçares është përballur me vëllezërit e gruas, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit.
Ai u është hakërryer kunetërve se gruaja është e tij dhe se nuk kishte as më të voglin dyshim tek ajo. Por debati mes tyre vetëm sa ka avancuar, çka ka detyruar burrë e grua t’i drejtohen policisë.
Pas marrje së denoncimit, policia ka arrestuar tre vëllezërit Koroveshi. Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës. Ndërkohë, gruaja e dhunuar ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës dhe më pas është kthyer në banesë në shoqërinë e bashkëshortit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY