Idrizi denoncon: Na vodhën votat, kam fakte të rënda!

Idrizi denoncon: Na vodhën votat, kam fakte të rënda!

106
0
Shares

PDIU vazhdon të pretendojë së në Tiranë u është vjedhur një mandat.
Në një deklaratë për mediat Shpëtim Idrizi deklaroi se mungojnë 100 qendra votimi në pamjet filmike, dhe rreth 50 qendra janë të padalluëshme.
Sipas Idrizit, votat mungojnë në qendrat ku PDIU nuk ka pasur numërues.
DEKLARATA
“Vendosëm që të ankimojmë rezultatin e qarkut Tiranë, jo se në qarqet e tjera nuk kishim arsye për ta bërë, por se në Tiranë ndërhyrja në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve është evidente, njëkohësisht me raste alarmante dhe do të thoja me fakte të rënda. Jam këtu në respekt të vullnetit të më shumë se 12 500 qytetarëve që votuan Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Tiranë dhe afro 80 mijë qytetarëve të tjerë që votuan PDIU-në në të gjithë Shqipërinë, e që i dhanë kësaj partie 40 mijë vota më shumë se në vitin 2013. Jam këtu për t’ju siguruar që mandati i Tiranës është i PDIU-së dhe ne kemi të gjitha provat e patjetërsueshme për këtë.
KQZ ka të regjistruar 12 434 votues për PDIU-në, ndërsa limiti prej 3% është 12 470, me një diferencë 37 vota, apo 0.01%. Në këto kushte na u desh të hetojmë dhe të konsultohemi me pamjet filmike të procesit të numërimit. Këto pamje i siguruam zyrtarisht në KQZ sipas ligjit.
Ne kemi konstatuar që deri më tani mungojnë në pamjet filmike 100 qendra votimi dhe në rreth 50 qendra pamjet janë të padallueshme, në kundërshtim me ligjin. Deri më sot kur janë këqyrur rreth 65% e filmimeve, rezulton se: Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka pasur numërues, del qartë se votat e PDIU-së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në proces-verbalet e numërimit të votave dhe rrjedhimisht edhe në tabelën e rezultateve. Rastet janë të rënda, evidente dhe kemi vendosur ti bëjmë publike në shqyrtimin që do bëhet në KQZ. Ky numër i votave të devijuara, e kalon disa herë numrin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun 3%. Rastet të tjera flagrante janë edhe vendosja e votave të pavlefshme si vota të vlefshme, pikërisht duke penalizuar PDIU-në me rritjen e pragut të votave të vlefshme me 3%.
Ne i kemi evidentuar me emër dhe mbiemër ata që kanë guxuar të tjetërsojnë në tavolinë vullnetin e qytetarëve. Në shumë proces-verbale si këto që unë po demostroj, ka mospërputhje të theksuar të votave të vlefshme me votat për subjekte të ndryshme, prapë në disfavorin tonë, duke rritur artificialisht pragun prej 3%. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi drejtësie e transparence.
Ne s’mund të shumëzojmë me 0 vullnetin e 12 500 qytetarëve, e shumë të tjerëve që u është devijuar vullneti, ata nuk janë numra e as statistika, por vullnete qytetarësh që votojnë njëherë në 4 vjet, e që u çuan të votojnë në mes të vapës, e në një ditë feste. Prandaj kujdes, kujtdo që i shkon mendja të luajë me vullnetin e tyre, duhet ta mendojë mirë. Ne do të prezantojmë e do të evdidentojmë të gjitha provat, proces-verbalet dhe pamjet filmike në KQZ, me vullnet të mirë për të cilën deri më tani kemi qenë të kujdesshëm dhe serioz për ta administruar procesin në hullitë e ligjit.
Megjithëse anëtarët e KQZ-së janë zgjedhur nga forca politike, jam shpresplotë se janë aty për të administruar drejt dhe me korrektësi ligjin dhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë numra e statistika, por vullnete qytetarësh të lirë”, perfundoi Idrizi.

PDIU nxorri 3 deputetë në zgjedhje. Dy në Elbasan dhe një në Dibër. Për 37 vota, në Tiranë nuk u arrit dot pragu prej 3% që një parti duhet të përmbushë për të marrë një mandat deputeti. Nëse KQZ i jep të drejtë Shpëtim Idrizit, atëherë i hiqet mandati deputetit të 18 të Partisë Socialiste, vend në të cilin ishte renditur Arben Pëllumbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY