Vlorë, gjendet i pajetë pushuesi 82-vjeçar

Vlorë, gjendet i pajetë pushuesi 82-vjeçar

54
0
Shares
Foto Ilustruese

Një pushues është gjetur i pajetë në breg pranë zonës së Nartës, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit.
Rreth orës 11:25, në sallën operative të Policisë së Vlorës ka mbërritur një telefonatë se në plazhin e Zvernecit ka ndërruar jetë një pushues.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera por dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe kardiake pasi ky shtetas kishte probleme me zemrën.
Trupi i pajetë i përket shtetasit Z. I., 82 vjeç, banues në Fier, i cili po pushonte në këtë zonë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY