Ky është një moment kur Meta mund të bjerë si President më...

Ky është një moment kur Meta mund të bjerë si President më 24 Korrik

121
0
Shares

Ka vetëm një moment që mund të anulojë Presidentin e zgjedhur Ilir Meta më 24 korrik kur pritet të bëjë betimin më datë 24 korrik, në një seancë të jashtëzakonshme.

Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se në cfarë rrethanash Meta mund të humasë postin e Presidentit pikërisht me 24 korrik.

“Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur.

Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër”, u shpreh Hazizaj.

Ai thekson se figura e presidentit qëndron mbi palët, dhe Kuvendi e ka edhe për detyrim moral dhe institucional të mblidhet për kryerjen e betimit të presidentit të sapozgjedhur.

“Në këto kushte, nuk mendoj se i ngelet shumë kohë dhe hapësirë Kuvendit për të mos konsumuar detyrën që ai ka, praninë dhe ekzistencën e betimit.

Së dyti, akti i betimit të presidentit që është i barazvlefshëm me fillimin e mandatit prej tij, nuk është akt vetëm i presidentit të republikës si pozicion institucional dhe konstitucional, por është akt i përfaqësimit të një simbolike më të madhe që përfaqëson Kuvendi i përbërë nga subjekte të ndryshme politike.

Figura e presidentit e kalon autoritetin e Kuvendit, sepse vjen si rezultat i unitetit për shkak të parashikimit në Kushtetutë.

Në këto kushte, nuk mendoj se Kuvendi do të çedojë në ushtrimin e tagrit të tij për të njohur institucionet. Mos ushtrimi i tagrit nëpërmjet pranisë në betim, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i konfliktit jo me presidentit por më keq sesa presidenti, me përfaqësimin unitar të kombit shqiptar”, tha Hazizaj.

Nëse në disa seanca rresht nuk arrin që presidenti i sapozgjedhur të bëjë betimin, kreu i Kuvendit ushtron kompetencat e presidentit të Republikës derisa të zgjidhet kreu i ri i shtetit.

Juristi Hazizaj sqaron se vetë Ilir Meta në cilësinë e kreut të Kuvendit deri në muajin shtator luan rolin e presidentit.

Në muajin shtator merr mandatin Parlamenti i ri. Kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi.

Sokol Hazizaj shprehet se më pas i takon Ruçit të marrë kompetencat e kreut të shtetit derisa të nisin procedurat nga e para për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Për shkak të ndërprerjes së mandatit të presidentit aktual në datë 24 dhe në rast të moskonfirmimit formal të betimit të presidentit të ri, Meta e ushtron detyrën e presidentit si kryetar i Kuvendit. Kushtetuta ka parashikuar rastet e ndërprerjes së mandatit dhe rastet e përfundimit të mandatit të presidentëve të mandatar për shkak të betimit dhe të përzgjedhur nga Kuvendi më parë.

Gramoz Ruçi ngarkohet si kryetar Kuvendi me mandatin e ri të Parlamentit, që fillon në shtator. Në rastin konkret kur presidenti i republikës vjen si kryetar Kuvendi, detyrën e ushtron deri në fund të këtij mandati në shtator me kryetarin apo nënkryetarin e Kuvendit. Presidentit të ri pas datës së betimit i takon dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit. Nëse ai nuk ushtron detyrën është gjë tjetër”, u shpreh Hazizaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY