Rama merr 1100 eksperienca negative në 2 orë: E di është tmerr,...

Rama merr 1100 eksperienca negative në 2 orë: E di është tmerr, përgjigjet Kryeministri

150
0
Shares

Një numë rekord eksperiencash negative ka marrë Edi Rama fill pas kërkesës së tij në faqen e vet në rrjetet sociale ku kërkonte eksperienca negative nga qytetarë të ndryshëm.

Ndjekësit në Facebook kanë vërshuar me qindra komente ndërkohë që në një moment Rama ka deklaruar; E di është tmerr.

Ja cfarë kërkoi Rama nga qytetarët:

Postimi: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem🙏✌️🇦🇱

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY