BESNIK ALIAJ/ Një fazë tjetër fillon tashmë pas 13 majit

BESNIK ALIAJ/ Një fazë tjetër fillon tashmë pas 13 majit

192
0
Shares
besnik aliaj new vogel11

Besnik Aliaj

Askush nuk besonte ne 18 shkurt se do te vinte nje dite si kjo e 13 maj. Sot mund te themi pa frike se ajo që ka arritur çadra eshte shumë më tepër se sa ajo që eshte arritur në Parlament ne kater vjet. Eshte shume me teper nga sa thote propaganda e qeverise dhe mediat te oligarkise. Shume me teper nga sa predikojne kritiket e mosbesuesit!
– Brenda një periudhe tremujore u arrit që çështja e kanabisit të ndërkombëtarizohej.
– Prej fillimit të aktivitetit te opozitës eshte ngritur shqetësimi i kultivimit të drogës. Hahn garantoi që janë krejt të informuar mbi shtrirjen e këtij fenomeni dhe BE do të angazhohet seriozisht për ta luftuar dhe zhdukur me rrënjë këtë.
– Sot është pranuar që prapa këtij fenomeni është angazhuar edhe policia jo vetëm si një trupë që e vinte re fenomenin, por vihej në shërbim të grupeve kriminale.
– Rrjedhojë e rezistencës në çadër është largimi i ministrit Tahiri dhe disa ministrave te tjere.
– Ministri Tahiri është konsideruar nga qeveria si ministri më i suksesshëm. Sot vete ministri Xhafaj e ka ngarkuar me faj dhe e ka bërë përgjegjës për këtë shtirje të gjerë të drogës në Shqipëri.
– Një tjetër ministër i akuzuar për afera korruptive eshte larguar. Ministri i cili po realizonte të ashtuquajturën shëndetësi “falas”.
– Sot është pranuar nga te gjithe, perfshi nderkombetaret, influencimi i parave nga droga në zgjedhje, qe eshte deshtim thelbesor i sistemit.
– Çadra arriti edhe objektivin e deklaruar se nuk ka zgjedhje farsë. Me zgjedhjet në Kavajë, maxhoranca u tërhoq me “bisht ndër shalë”. Një ditë para tërheqjes ishte deklaruar se zgjedhjet në Kavajë do të bëhen me cdo kusht!
Nje faze tjeter fillon tashme pas 13 majit. Eshte koha te deshmojme partneritet me komunitetin nderkombetar por mbi te gjitha me shqiptaret. Lulzim Basha ka merite modeste por te qenesishme per arritjet deri me sot, duke ecur i vetem mes pesimizimit, mosbesimit dhe keqkuptimeve mbi te cilat ai sot ka triumfuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY