Nuk paguan gjobën, e heq vetë bllokuesin e gomës të vënë nga...

Nuk paguan gjobën, e heq vetë bllokuesin e gomës të vënë nga policia bashkiake, paguan 10-fish

208
0
Shares

Ka refuzuar të paguajë 30 mijë lekë të vjetra, duke vendosur të heqë vetë bllokuesin e gomës së makinës, por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë shtetasit me inicialet K. Z.
Ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e “Vetëgjyqësisë”, duke u dënuar më pas nga gjykata e Tiranës me 400 mijë lekë të vjetra. Fillimisht gjykata vendosi të dënojë K. Z., me 600 mijë lekë të vjetra, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi me gjobë, është reduktuar në 400 mijë lekë.
Por pavarësisht se ai është justifikuar para gjykatës se ka qënë ora 01:00 e mesnatës dhe se ska pasur asnjë mundësi komunikimi me punonjës policie të bashkisë për ta paguar gjobën, ai nuk është falur nga gjykata e Tiranës.
I riu mësohet se ka vepruar në kundërshtim me kodin rrugor, duke hequr bllokuesin e gomës, të vendosur nga punonjësi i policisë bashkiake dhe më pas është larguar, duke mos paguar asnjë detyrim financiar, megjithëse kishte parkuar në mënyrë të gabuar, mbi trotuar.
Çështja shkoi në prokurori dhe organi i akuzës vendosi të përcjellë dosjen në gjykatë, ndërsa kjo e fundit urdhëroi dënimin e K.Z. me 400 mijë lekë të vjetra./shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY