EMRAT/ E mashtruan për 7 vite, e morën peng dhe i plagosën...

EMRAT/ E mashtruan për 7 vite, e morën peng dhe i plagosën babain, në pranga dy autorët

115
0
Shares

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi ishin të shpallur në kërkim për mashtrim.
Në pranga sipas policisë u vunë shtetasit Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç, dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, të dy banues në Memaliaj.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhrat e ekzekutimit të datës 04.07.2017 për ekzekutimin e vendimeve penale nr. 179 dhe 180 të datës 02.07.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “ Mashtrim”-njofton policia.
Masa e sigurimit ata është caktuar pasi dyshohen se në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, E.K, banues në Gjirokastër.
Nderkohe qe personi qe u mashtrua nuk eshte i panjohur per policine. Mesohet se E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin pang, ndërsa babai i tij H.K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY