Helmimi i vjehrrës, flet sërish bashkëshorti: Nusja nuk ishte e virgjër, i...

Helmimi i vjehrrës, flet sërish bashkëshorti: Nusja nuk ishte e virgjër, i falëm të gjitha tradhtitë e saj

125
0
Shares

Vendimi i gjykatës për ta lënë të lirë nusen e djalit që helmoi vjehrrën ka acaruar bashkëshortin Eduart Stafa.
Duke folur për Report TV ai ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës. Stafa deklaroi se 19-vjeçarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.
I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.
Stafa insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin. Ai nuk e fal më nusen e djalit për herë të tretë.
“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes, por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, shprehet Eduart Stafa.
Ndërsa lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo,ai tha se e po e pres të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa.
2 ditë më parë gjykata e lartë e la të lirë Elda Tanushin në kushtet e arrestit të shtëpisë edhe pse ajo akuzohet për tentativë vrasje.
Përpara gjyqtares ajo ishte konfuze me deklaratat dhe dëshmitë e saj ku tha se qëllimi ishte të helmonte vjehrrin se ky e kishte përdhunuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY