Renata Keta është 55 vjeçarja shqiptare e cila rrahu për vdekje dhe hodhi nga shkallët të moshuarën italiane me të cilë jetonte.
Procesi gjyqësor është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe Keta u dënua me 30 vite burgim.
‘Ansa’ shkruan se ngjarja ndodhi për motive të dobëta. Shqiptarja jetonte bashkë me gruan zvicerane, për të cilën e bija e kishte punësuar që të kujdesej.
KRIMI
Ngjarja e rëndë që tronditi Italinë ndodhi pas një sherri mes Ketës dhe të moshuarës. Në atë kohë mediat italiane raportuan se shqiptarja rrahu për vdekje 70-vjeçaren, pasi e moshuara do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa shqiptarja nuk do jetonte më me të.
Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016. Sakaq, nga hetimet e policisë, u arrit në përfundim se e moshuara u dhunua nga Keta dhe më pas u rrëzua nga shkallët, dëmtime që i morën jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/