DEBATI/ Deputeti i ri i PD-së zbulon pse nuk u futën në...

DEBATI/ Deputeti i ri i PD-së zbulon pse nuk u futën në lista Arben Imami dhe Jozefina Topalli

115
0
Shares

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, duke folur sot në emisionin “Përballë” në TVSH tha se Basha futi në listë vetëm ata që bënë opozitë të fortë.
Sipas tij, ndaj nuk u fut në listë Arben Imami.
I kundërshtuar nga të pranishmit në studio, të cilët thanë se Topalli ka bërë opozitë, Salianji tha se Topalli bojkotoi fushatën për PD-në, që në vitin 2015 në Shkodër.

 
Pjesë nga debati

Ervin Salianji: Ka moralitet më të lartë zoti Ruli që e bëri tërheqjen para se të bëhej lista? Ky është art individual për vlerësimin e gjithsecilit. Më thoni një njeri që ka bërë opozitë? Për shembull zoti Imami nuk ka folur në Parlament.

Afrim Krasniqi: Është hera e parë kur kryetari i forumit rinor nuk ka qenë në listë.

Ervin Salinji: Në partitë politike kur merr një pozicion politik të shërben ty dhe merr një pozicion për të bërë opozitë. Nëse më thoni se ka pasur opozitë nga ana e forumit rinor apo ka pasur organizim më të madh nga ky forum gjatë kohës një vit e gjysmë nga momenti i zgjedhjes edhe pas…Se nuk dua t’i hyj as momentit të zgjedhjes, dhe asnjë imoraliteti tjetër pavarësisht se si janë bërë ato zgjedhje. Jua them unë një kriter se listat janë bërë nga kryetari i partisë dhe e ka marrë përgjegjësinë vetë, por kriteri është ky: opozicioni ndaj qeverisë, më thoni një njeri që ka bërë opozitë të fortë dhe ka mbetur jashtë.

Edit Harxhi: Opozita është bërë në parlament, nuk është bërë jashtë. Jozefina Topalli është një nga njerëzit që ka bërë më shumë opozitë.

Ervin Salianji: Po nuk ka marrë pjesë në asnjë protestë, as në fushatë për Voltana Ademin nuk ka marrë pjesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY