Rama më në fund pohon dhe pranon kanabisin: Të arrestohen policët e...

Rama më në fund pohon dhe pranon kanabisin: Të arrestohen policët e përfshirë

76
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur ka pohuar “vendosmërinë” për t’i dhënë fund kultivimit të kanabisit në vendin tonë. Në kuadër të realizimit të këtij objektivi, kreu i Qeverisë ka mbledhur sot në Kryeministri strukturat drejtuese të Policisë.
Për herë të parë kryeministrit Edi Rama pranon se disa punonjës të policisë kanë qenë të përfshirë në këto raste. Ai premton se kjo nuk do të tolerohet. Kryeministri i ka kërkuar kreut të Policisë së Shtetit ndëshkim maksimal për çdo efektiv që shkel ligjin e bëhet palë me krimin.
“Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin. I them kreut të Policisë së Shtetit që të tregohet i pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin dhe mbyllin sytë ndaj fenomenit”, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i Qeverisë thotë se brenda këtij viti synohet t’i jepet fund këtij fenomeni.
I pranishëm në këtë takim, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka folur për strategjinë për asgjësimin e kanabisit.
A tha se parashikohen ndëshkime të rënda për ata punonjës të policisë që kapen në shkelje të ligjit.
“Integriteti i policit është baza ku kemi ngritur punën. Kemi konstatuar efektivë në shkelje të ligjit. Jemi të vendosur të ndëshkojmë secilin prej tyre. Dua të shpreh falënderim për policinë italiane për kontributin që ka dhënë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY