Një 24 vjeçare me inicialet S. Ç i ka dhënë fund jetës së saj duke u helmuar. Policia bën të ditur ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 00:10 minuta në banesën e saj, në Xhafzotaj të Durrësit.
Vajza e re është vetëhelmuar me fotoksinë.
Pasi është konstatuar nga familjarët, është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Dyshimet e para janë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për vlerësim për akuzën e “shkaktimi të vetëvrasjes”.




