Nëna nga Kavaja braktis fëmijën e mitur, ja në cilin vend të...

Nëna nga Kavaja braktis fëmijën e mitur, ja në cilin vend të BE-së u gjet adoleshenti

85
0
Shares

Një 44-vjeçare nga Kavaja ka braktisur djalin e saj, ka bërë me dije policia. Nwna me inicialet A. H., ka braktisur fëmijën e saj, një djalë 16-vjeçar.
Ende nuk dihet shkaku i këtij veprimi apo detaje të tjera në lidhje me ngjarjen nga ana e 44-vjeçares, por ajo që mësohet është se gruaja e ka braktisur djalin kur të dy ndodheshin në Francë. Megjithatë adoleshenti është gjetur nga policia dhe raportohet se ndodhet aktualisht në një qendër sociale.
Policia ka nisur hetimet dhe dosjen me kallëzimin penal ndaj 44-vjeçares e ka dorëzuar në Prokurori.
Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 05. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A. H., vjeç 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke qenë jashtë shtetit, ka braktisur fëmijën e mitur E. H., vjeç 16, i cili aktualisht ndodhet në një qendër sociale në Francë.
Neni 124 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY