DETAJE/ Ngecin hetimet në Shqipëri ndaj Klemend Balilit

DETAJE/ Ngecin hetimet në Shqipëri ndaj Klemend Balilit

91
0
Shares

Dosja e Klemend Balilajt mbetet në vend numëro. Shkak për këtë është bërë mosardhja e letër-porosisë me provat e plota nga autoritetet greke.
“ABC News” ka mësuar se edhe pse janë dërguar dy shkresa drejtësisë greke, ajo ende nuk ka sjellë materialet e plota të akt-ekspertitmeve të drogës së bllokuar apo edhe provat e tjera të vlefshme për çështjen.
Për këtë fakt, Prokuroria për Krime të Rënda mësohet se ka vazhduar me zgjatjen e afateve hetimore duke mos kryer ndonjë veprim konkret për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Sipas prokurorisë, drejtësia greke ka sjellë në nëntor vetëm 12 fashikujt e kësaj dosje me përgjimet dhe prova shkresore për çështjen. Por nuk ka sjellë akt-ekspertimin e lëndës së sekuestruar, dëshmitë e të arrestuarve mes tyre edhe dy shqiptarëve Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të cilët dyshohet se janë skafistët e nisur nga Shqipëria nga i pandehuri tashmë i shpallur në kërkim Klemend Balilaj. Gjithashtu, prokuroria pretendon se autoritet greke nuk kanë sjellë edhe dëshmitë e shtetasve greke, biznesmenëve me të cilët dyshohet se Balilaj mbante kontaktet për nisjen e sasive të ndryshme të drogës.
Veç këtyre provave shkresore, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk është shprehur edhe në lidhje me pasurinë e Klemend Balilajt dhe të afërmve të tij. Prej muajsh, ka nisur një hetim pasuror ndaj tyre në bazë të ligjit Antimafia, por ende nuk ka një vendimmarrje nga prokurorët e çështjes për këtë fakt. Mos marrja e një vendimi për pronat, është arsyetuar për mungesë të kthimit të përgjigjeve nga institucionet e tjera, si hipoteka, bankat apo qendra e regjistrimit të bizneseve.
Prokuroria për Krime të Rënda ka mbi 15 muaj që ka nisur hetimet për Klemend Balilin, me dyshimin se është pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Për llogari të kësaj dosje, mësohet se autoritet greke kanë arrestuar 15 persona dhe që dyshohet se nga janari i 2014-s kanë trafikuar sasi të mëdha droge në vende të ndryshme të BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY