Helmimet nga ushqimet, 50 raste në ditë – nis kontrolli në terren

Helmimet nga ushqimet, 50 raste në ditë – nis kontrolli në terren

76
0
Shares

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e personave që helmohen nga ushqimi.
Afro 50 pacientë në ditë i drejtohen spitalit infektiv për këtë shkak ndaj mjeket i kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë sidomos  jashtë shtëpisë. Kreu i inspektoriatit Sanitar Shtetëror Eltar Deda thotë se nga kontrollet e ushtruara janë mbyllur disa lokale që nuk respektojnë kushtet higjieno-sanitare.
“Jemi në inspektim të përditshëm të të gjithë subjekteve që janë të destinuara për sezon turistik, kryesisht ato me karakter sezonal për të shmangur sa më shumë shpërthimet epidemike që vijnë nga mbipopullimi i këtyre zonave po dhe nga ana tjetër nga mosrespektimi dhe shmangia e atyre bizneseve që duan t’i shmangen ligjit. Vetëm para sezonit turistik kanë qenë mbi 14 masa administrative të tyre, mbi 24 të tjera që kanë marrë vendime për bllokim”, tha Eltar Deda, kreu i ISSH.
Por nga ana tjetër i kërkojnë edhe qytetarëve  që të  bëjnë  kujdes kur përzgjedhin ambientin që duan të frekuentojnë.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të frekuentojnë ato subjekte me kushte higjieno-sanitare, ku ka prani të rrjedhshme të ujit, kushtet në të cilat duhet të mirëmbahen këto produkte ushqimore që tregtohen, kryesisht dhoma frigoriferike. Duhet të ketë dhe ambiente higjieno-sanitare që kanë të bëjnë qoftë me tualetet, qoftë me dushet”, tha Deda.
Kryeinpesktori i shëndetësisë thekson se nuk do të tolerojnë askënd që kërkon të abuzojë në dëm të shëndetit të pushuesve por nga ana tjetër  për të mos penguar asnjë subjekt, u kërkon atyre të respektojnë kriteret e përcaktuara. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY