Durrës, sherr i rëndë, gratë marrin leva hekuri dhe godasin njëra tjetrën

Durrës, sherr i rëndë, gratë marrin leva hekuri dhe godasin njëra tjetrën

164
0
Shares

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes 4 grave.
Ngjarja u zhvillua në Durrës, në lagjen numër 13 në Plazh.
Në këtë zënkë janë përdorur edhe mjetet e forta, si drunj dhe hekura.
Në sherr janë përfshirë dy gratë me inicialet M. H., 41 vjeçe; A. B., 26 vjeçe, kundër dy grave të tjera me inicialet N. B., 60 vjeçe dhe L. H., 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.
Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.
Shkak i përplasjes së ashpër mes grave mësohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta.
Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për dy më të rejat me inicialet M. H., e A. B.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY