6 Korriku, dita ndërkombëtare e puthjeve, ja çfarë duhet të dini

6 Korriku, dita ndërkombëtare e puthjeve, ja çfarë duhet të dini

178
0
Shares

6 korriku shënon ditën ndërkombëtare të puthjes. Puthja është një veprim i mistershëm dhe në hapat parë të një marrëdhënie, interpretimi i saj mund të nxjerrë të vërteta interesante.
Philematologji – tingëllon jo tepër harmonike, por kjo shkencë merret me studimin e puthjes.
Gjatë përshëndetjeve apo në dashuri, të gjithë ne përdorim buzët për shkëmbimin e emocioneve. Ja dhjetë fakte për puthjet.
1. Rekordin botëror në puthje e mban një çift tajlandez: plot 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda i kanë mbajtur buzët e puthitura – edhe gjatë ngrënies, pijeve apo në tualet.
2. 6,4 kalori shpenzohen në një minutë puthjeje. Çifti që mban rekordin ka shpenzuar pra 24.198,4 kalori.
3. Puthjet nuk shihet me aq dëshirë në të gjitha vendet e botës. Ka madje dhe ligje që i ndalojnë puthjet: të dielën për shembull është e ndaluar që burrat dhe femrat të shkëmbejnë puthje në Michigan dhe Connecticut. Kjo ditë në këto shtete amerikane konsiderohet si dita e Zotit. Në Maryland është e ndaluar me ligj puthja më e gjatë se 1 sekondë në publik. Nëse nuk e respektoni këtë ligj, në rastin më të keq mund të përfundoni në burg.
4. Gjermania nuk është ndër kampionët e puthjeve, sepse në ditë mesatarisht një njeri shkëmben katër puthje. Ndërkohë që francezët dhe italianët puthin më së shumti – mesatarisht shtatë herë në ditë.
5. Me puthjet merret edhe shkenca – dega që studion puthjet quhet Philematologji. Studiuesit kanë zbuluar për shembull që 2/3 e të gjithë njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë gjatë puthjeve.
Kaelet.
6. Mjekët janë shumë të entuziazmuar me puthjet, sepse ato forcojnë sistemin imunologjik dhe ngadalësojnë plakjen. Ndërkohë që vet mendimi tek puthjet nxitë prodhimin e pështymës dhe heq shtresat e dëmshme tek dhëmbët.
7. Puthjet shkëmbehen publikisht në 90% vende të ndryshme të botës, por dallojnë nga mënyra. Francezët për shembull gjatë përshëndetjeve shkëmbejnë tri puthje në faqe. Në Japoni shkëmbehen puthje vetëm kur dy persona duan të kenë seks.
8. Puthjet janë një gjest intimiteti që e kemi si instinkt, sikur se edhe orangutangët dhe disa lloje të tjera. Ndjenja të tilla shprehin edhe patat përmes prekjes së sqepave apo elefantët, të cilët ia fusin noçkën njëri-tjetrit në gojë.
9. Kur dikush puthet futen në funksion mbi 100 miliardë qeliza nervore. Nëpër trupin tonë vërshojnë hormonet e lumturisë dhe adrenalina dhe bëjnë që zemra të punojë më shpejt. Tensioni i gjakut dhe temperatura e trupit ngrihen.
10. Me partnerin gjatë puthjeve shkëmbejmë shumë gjëra: 60 miligram lëngje, 0,5 miligram proteina, 0,15 miligram sekrete nga fyti, 0,4 miligram kripë dhe deri 22.000 baktere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY