Strasburgu detyron qeverinë Rama të paguajë 53 euro

Strasburgu detyron qeverinë Rama të paguajë 53 euro

61
0
Shares

Gjykata e Strasburgut ka detyruar qeverinë shqiptarë që të dëmshpërblejë një qytetar shqiptarë në shumën 53 euro, shumë kjo afro 100 herë me e vogël se sa kostot e një procesi gjyqësor në Strasburg.

Në një vendim të Këshillit të Ministrave marrë sot thuhet ndër të tjera se qeveria vendos ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për çështjen “Grabova kundër Shqipërisë”, në shumën 53 (pesëdhjetë e tre) euro, për kërkuesin, z. Durim Grabova, në lidhje me kostot dhe shpenzimet, duke e përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Në vijim vendimi i qeverisë kërkon që pagesa të bëhet në lekë pasi të jetë konvertuar shuma në euro në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.

Vlera e përcaktuar si detyrim të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit, z. Durim Grabova, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për çështjen “Grabova kundër Shqipërisë”.

Dy ministri janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY