Lezhë, kërkohej mbarë botën, ndalohet krimineli i dënuar për prostitucion

Lezhë, kërkohej mbarë botën, ndalohet krimineli i dënuar për prostitucion

154
0
Shares

Një 48 vjeçar është vënë në pranga.
Nga Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të një pune të mirëorganizuar, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tyre , është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në Lezhë , e shtetasit :
– Ndue ( Vitor ) Perjaku , 48 vjeç , banues në Lezhë.
Perjaku kërkohej ndërkombëtarisht dhe ishte i dënuar me 8 vite burg.
Gjykata e Trevizos në Itali , këtë shtetas e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni’, parashikuar nga nenet 416/1,2,3,4 dhe 110 të Kodit Penal Italian si dhe ligjit Nr. 75/1958.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY