Pse po sulmohen ministrat teknikë të qeverisë

Pse po sulmohen ministrat teknikë të qeverisë

109
0
Shares

Prej tre katër ditësh mediat e kazanit të Kryeministrit i janë lëshuar ministrave teknikë të qeverisë duke kërkuar largimin e tyre sa më të shpejtë.

Në fakt nuk ka gjë më të parehatshme se sa të jesh në një qeveri me të cilën nuk të lidh asgje. Dhe një qeveri të cilën e njeh tashmë për keq pasi ke mbushur dosjet me qindra e qindra fakte e të dhëna, vetëm nnë një muaj të cila dëshmojnë  se ligjet në Shqipëri nuk zbatohen së pari nga shteti, se zgjedhjet u manipuluan në një masë të madhe dhe se qeveria përkundër marrëveshjes me opozitën nuk qëndroi larg votimeve por u përfshi në to në mënyrë të paligjshme, penale ndërkohë që zyrtarë të lartë të saj u përpoqën me të gjitha mënyrat të mbyllin sytë e ministrave teknikë.

Në fakt ministrat po plotësojnë vetëm marëveshjen. Janë në përfundim të përgaditjes së një raporti që me sa duket do të trondisë qeverinë e Ramës dhe strukturat e shtetit, është shumë larg dhe me më shumë të dhëna se ato të vëzhguesve ndërkombëtarë apo vendas të zgjedhjeve duke vendosur disa piketa të rëndësishme në të ardhmen e  zgjedhjeve në Shqipëri. Rrallë ka ndodhur në vend që të ndërtosh një laborator pikërisht aty ku buron edhe sizmika e zgjedhjeve, në qeveri. Është një e dhënë e rrallë që tejkalon mijëra herë tenderin me shkelje ligjore të OSSHE për blerjen e  energjisë pa llogaritur sekserët e tenderit në mediat e kazanit të Ramës.

Megjithatë disa media afër qeverisë apo klientë të qeverisë po sulmojnë ministrat teknikë në ato përmasa sa duket se nuk ka qenë Edi Rama në qeveri këto vite por Ledina Mandija, nuk ka qenë Ilir Beqja, Damian Gjiknuri, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahiri ministra por Demiraj, Karabina, Vukaj, Bardhi, etj. Cfarë cudie. Cili është problemi. Vetëm për tenderin e OSSHE? Cfarë intereash të tjera po tronditen nga gjetjet e ministrave.

Qartësisht ka dy grupe sulmuesish:

I pari lidhet me interesat financiare të një tenderi për blerjen e energjisë, një gabim i madh i qeverisë Rama që nuk planifikoi rezervat që në dimër dhe të planifikonte blerjet që prej asaj periudhe. Liqeni i Fierzës është në atë gjendje që zakonisht është në fund të sezonit të thatësirës, diku nga fundi i tetorit. Është treguesi më i mirë se Rama dhe Gjiknuri kanë menduar se mund të mos fitojnë zgjedhjet dhe kanë shitur energji gjithë pranverën duke zbrazur liqenin për të lënë tokë të djegur pas për një qeveri tjetër. Tani tokën ia kanë djegur vetes. Ministrat teknikë janë tërësisht jashtë kësaj skeme. Por zbrazja e liqeneve ka bërë të nevojshme blerjen e energjisë me një cmim sa dyfishi i pranverës. Ka shumë para dhe shumë fitim për ata që përfshihen në transaksion. Kësaj here është një media që përfshihet në këtë transaksion në formën e skeserit dhe sulmon ministrat teknikë që nuk kanë firmosur tenderin plot gabime dhe shkelje ligjore të Gjiknurit.

Grupi tjetër kërkon të interferojë në garën brenda PD për kryetar partie. Duke sulmuar ministrat tenikë synohet të egzekutohet marrëveshja Basha-Rama si e pasukseshme dhe dështim i kreut të opozitës që bashkë me marrëveshjen humbi edhe zgjedhjet. Kjo synon ta dobësojë atë në luftën për të rimarrë kreun e PD-së. Sërish mediat që kanë këtë këndvështrim janë afër qeverisë.

Në këtë histori është i qartë pozicioni i Ramës. Ai nuk është shprehur dhe nuk ka një përpjekej të tij publike të paktën për të penguar përfundimin e misionit të ministrave. Por është i paqartë pozicioni i Sekretarit të tij, Agasi dhe këshilltarit Fuga. Nuk është normale kjo diferencë kaq e madhe mes shefit dhe dy vartësve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY