VIDEO/ Kryeplaku i fshatit, martohet me një krokodil

VIDEO/ Kryeplaku i fshatit, martohet me një krokodil

104
0
Shares

Mund t’ju duket e çuditshme , por është më se e vërtetë. Kryeplaku i një fshati në Meksikën jugore është martuar së fundmi me një krokodil.
Viktor Aguilar, kryeplak i San Pedro Huamelula, u martua me krokodilin e vogël më 30 qershor si pjesë e një tradite indigjene që supozohet se është fatsjellëse për peshkatarët vendas. Për të respektuar traditën deri në fund si në martesat me njerëz, krokodilit ishte me veshur me rroba të bardha të përshtatura sipas dimensioneve të saj.
Ndërsa në gojë i kishin vendosur një fjongo të bardhë për të parandaluar ndonjë rrezik të panevojshëm. Kjo ceremoni është kryer në këtë fshat që prej vitit 1798 dhe organizohet një koncert që nderon shenjtorin mbrojtës të fshatit, Shën Pjetrin. Këtë vit, krokodilit të zgjedhur për t’u martuar me kryeplakun ju vendos emri Ema Narvaez Munoz. Kjo ceremoni është pjesë e një tradite lokale, ndërsa theksojmë se kryeplaku Viktor Aguilar ka dhe një bashkëshorte të vërtetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY