FOTO/ Mos porosisni sufllaqe në Himarë, se do ju “ngec në fyt”...

FOTO/ Mos porosisni sufllaqe në Himarë, se do ju “ngec në fyt” kur t’ju vijë fatura

202
0
Shares

Disa të rinj kishin shkuar në plazhin e Himarës për të pushuar disa ditë. Ata vendosën të hanin diçka të shpejtë dhe vendosën të uleshin pranë një fast food-i.
Djemtë kanë treguar për JoQ se porositën 3 sufllaqe dhe disa pije freskuese. Pasi mbaruan ushqimin dhe kërkuan faturën vunë re me lemeri se çmimi i një sufllaqeje ishte 700 lekë (të reja).
Ata ishin tre veta dhe paguan 2100 lekë (të reja) vetëm për sufllaqet. Të rinjtë shprehen se edhe rizoto me fruta deti nuk kushton kaq shumë. Gjithsesi ata kanë thënë se nuk kishin se ç’të bënin, ulën kokat dhe paguan.
Ky është një tjetër rast ku tregohet mjaft qartë abuzimi me çmimet në zonat e jugut gjatë sezonit veror.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY