Eduard Selami zbulon pse e takoi dhe çfarë bisedoi me Sali Berishën

Eduard Selami zbulon pse e takoi dhe çfarë bisedoi me Sali Berishën

147
0
Shares

Kandidati rival i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, Eduart Selami foli sonte në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24” për takimin me Berishën në zyrën e këtij të fundit.
Selami tha se në takim i bëri të qartë platformën e tij për të ringritur PD-në. Ai tha se se Berishës i kishte treguar se si do ta ndryshojë modelin e drejtimit të partisë. I pyetur për krahun që mban Berisha, Selami tha se ai e siguroi që do të qëndrojë neutral në këtë garë.
Gjithsesi Selami shtoi se beson që Berisha mbështet Bashën.
“Berisha më tha se do të qëndrojë neutral, por unë e di që ai mbështet Bashën. Kjo nuk më pengon në garën time”,  tha ai.
Gjithashtu, Eduard Selami zbuloi se vendimin për të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë Demokratike e kishte marrë më përpara.
Selami deklaroi se kishte qenë gati të kandidonte që në zgjedhjet e kaluara, pra në vitin 2013, por pas një bisedimi me Lulzim Bashën kishte ndryshuar mendje, pasi sipas tij vuri re një ‘vizion’ tek Basha.
Selami u shpreh se kur vuri re që Basha nuk po ecte, vendosi të jepte deklaratën se, “Makina ishte pa frena dhe askush nuk po e çonte në servis. Ishte e menduar patjetër, në kuptimin që vij për të dhënë një kontribut. Kam qenë gati për të kandiduar dhe në zgjedhjet e kaluara. Por kam biseduar me zotin Basha dhe kam parë tek ai një njeri me vizion dhe ndaj u tërhoqa. Kur nuk e pashë që nuk po ecte, atëherë kam dalë në një deklaratë të fortë. Makina ishte pa frena dhe askush nuk po e çonte në servil:.
Kandidati për kryetar të PD-së u shpreh se mes gjërave që Lulzim Basha thotë se do bëhen, dhe atyre që bëhen ka një mospërputhje.
“Ka një mospërputhje të gjërave që ai thotë se do të bëhen dhe ato që bëhen”, u shpreh Selami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY