Të implikuar në kultivim kanabisi?! – 58 zyrtarë vendorë në kërkim policor

Të implikuar në kultivim kanabisi?! – 58 zyrtarë vendorë në kërkim policor

69
0
Shares

58 zyrtarë vendorë janë në kërkim të Policisë së Shtetit, të cilët me qëllim ose jo, nuk kanë raportuar rastet e kultivimit të kanabisit në territoret që ata kanë nën administrim.
Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, thotë për Televizionin Shqiptar se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rastet e kultivimit të kësaj bime janë 15 herë më pak.
“Kemi 27 raste që janë të mbira vetë në toka ose parcela të vjetshme. Nga veprimet procedurale kanë rezultuar se janë të mbira vetë. Për këto raste prokuroria ka filluar çështjen penale dhe i ka mbyllur”.
Për të gjitha rastet e evidentuara , policia ka proceduar penalisht edhe zyrtarët vendorë të cilët me qëllim ose jo nuk kanë raportuar parcelat e mbjella.
“Nga këta 9 janë ndaluar dhe 58 të tjera janë ende në kërkim”, thotë Shtëmbari.
Sipas tij, grupe kriminale apo edhe individë janë përqendruar në të njëjtat zona për të mbjellë farën e kanabisit, dhe zonat më me risk janë: Lumi i Vlorës, Rrethi i Krujës, Shkodër në zonën e Dukagjit, por edhe disa rrethe të tjera që ndoshta nuk kanë qenë problematike në vitet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY