Gjykata, një vit burg bashkëshortit, për 7 vjet dru që i kishte...

Gjykata, një vit burg bashkëshortit, për 7 vjet dru që i kishte “dhuruar” gruas

87
0
Shares

Dhuna në familje dhe më konkretisht ajo e bashkëshortit ndaj bashkëshortes jo vetëm që nuk po ndalet, por po shënohen edhe raste të paimagjinueshme.
I tillë është rasti i një gruaje, njëkohësisht dhe nënë, e cila për të ruajtur familjen ka duruar për vite me radhë dhunën fizike dhe psikologjike, derisa ka vënë seriozisht në rrezik jetën e saj. Para gjykatës ajo ka dëshmuar ankthin që ka përjetuar.
“Ka që prej shtatë tetë vjetësh që bashkëshorti im konsumon pije alkoolike, kalon në gjendje të dehur dhe ushtron dhunë fizike ndaj meje. Unë jam pajisur një herë me urdhër mbrojtje por me qëllim që të mos shkatërroja familjen duroja dhunën që ushtronte ndaj meje dhe nuk bëja kallzim. Vitin e fundit thuajse çdo ditë ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje”, ka rrëfyer gruaja.
Por pavarësisht kësaj dëshmie, prokuroria dhe gjykata e kanë akuzuar bashkëshortin dhunues vetëm për episodin e fundit të dhunës, kur u desh ardhja e policisë në banesë për ta shpëtuar të dëmtuarën nga dhuna e radhës dhe ankthi se në çdo moment mund ta vriste bashkëshorti. Dhe në fund, gjykata është mjaftuar me vetëm 1 vit burgim për bashkëshortin dhunues. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY