Vjedh karburantin e Ushtrisë, tenton “t’ia fus” edhe shokut

Vjedh karburantin e Ushtrisë, tenton “t’ia fus” edhe shokut

134
0
Shares

Dënohet me dhjetë muaj burg për akuzën e vjedhjes një efektiv i Ushtrisë i akuzuar se ka vjedhur materiale nga magazinat e Forcave të Armatosura.
E. H., është akuzuar  nga Prokuroria e Tiranës pasi më datë 13 mars 2017 ka regjistruar procedimin penal ushtarak nr. 1 për veprat penale të “vjedhjes” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shkruan “Panorama”.
Sipas hetimit nga aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit rezulton e provuar se në datë 30 Janar 2017 rreth orës 14:00 Policia Ushtarake ka bllokuar në Repartin Ushtarak 1040 automjetin civil të të pandehurit.
Ky automjet është në pronësi të nëntetarit me inicialet E. H., me detyrë shofer i këtij reparti ushtarak. Nga kontrolli i kryer rezultoi se në bagazhin e automjetit u gjetën shtatë bidonë, gjashtë prej të cilëve me naftë dhe një me vaj lubrifikant.
Menjëherë pas kësaj ngjarje është bërë e mundur marrja në pyetje e nëntetarit, i pandehur, i cili ka pranuar se ka marrë naftë nga sasia me të cilën duhet të furnizoheshin automjetet në përdorim të tij dhe në pronësi të shtetit dhe pjesë-pjesë e ka nxjerrë jashtë, duke përdorur automjetet shtetërore.
Ai fillimisht furnizonte automjetet e shtetit dhe një pjesë e hidhte në bidon jashtë automjetit. Më pas automjetin e përdorte për të nxjerrë bidonët jashtë territorit të repartit.
Në lidhje me ngjarjen janë pyetur edhe mbikëqyrësit dhe magazinierët e portës së repartit, por ata nuk kanë pranuar që të kenë bashkëpunuar me të akuzuarin nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk kanë arritur të evidentojnë paligjshmërinë gjatë daljes jashtë të automjetit.
Gjatë proçesit të marrjes në pyetje të nëntetarit, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit por jo si person nën hetim ky shtetas ka cituar si bashkëpunëtor në ngjarje edhe magazinierin e repartit.
Për të verifikuar këtë rast me datë 13. 03. 2017 nga ana e Prokurorisë është kryer ballafaqimi midis personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe magazinierit lidhur me mospërputhjet në thënie midis tyre për rrethana apo fakte të caktuara që ishin objekt i hetimit. Gjatë marrjes në pyetje nëntetari mohoi që magazinieri të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes, duke sqaruar se ai nuk kishte lidhje fare me atë që ka bërë ai. Nëntetari thotë se nuk e di për çfarë e ka thënë emrin e magazinierit, por kjo ka ndodhur pasi ka qenë shumë i shqetësuar.
Në këto kushte të pandehurit i është komunikuar edhe akuza e kryerjes së veprës penale “ deklarim të rremë para OPGJ-së”.
Për ngjarjen e ndodhur në fjalë ushtaraku është dënuar me 10 muaj burg, por më pas ky dënim është konvertuar me 200 orë pune në shërbim publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY