DOKUMENTI/ “Kunati i Bashës kërkoi pjesën te Parku” – Erion Isufi padit...

DOKUMENTI/ “Kunati i Bashës kërkoi pjesën te Parku” – Erion Isufi padit firmën e ndërtimit

517
0
Shares
Erion Isufi

Erion Isufi, ka bërë sot një Kërkesë-Padi në drejtim të Shoqërisë “Arlis-Ndërtimi” sh. p. k., e cila administrohet nga Armand Lilo. Kunati i Lulzim Bashës, e padit firmën në fjalë për shpifje.
Firma e ndërtimit që ka rrethuar lulishten në zonën e ish-parkut të autobusëve, në një deklaratë pak ditë më parë është shprehur se leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha. Sipas firmës “Arlis sh. p. k.”, në atë kohë, kunati i ish kreut të Bashkisë i kërkoi firmës që një pjesë të tokës tia kalonte atij dhe pas refuzimit, Bashkia e ktheu të gjithën në lulishte.
Por lidhur me këtë situatë në Kërkesë-Padi shkruhet se “detyrimi i palës se paditur, për ti shërbyer paditësit Erjon Isufi dëmin jo pasurorë me masën 1.000.000 lekë detyrim për të botuar përgënjeshtrimin e deklaratës në të gjitha portalet mediatike online në të cilat është botuar lajmi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY