DETAJE/ Vrasja e Artan Cukut, porositësit janë larguar jashtë vendit

DETAJE/ Vrasja e Artan Cukut, porositësit janë larguar jashtë vendit

69
0
Shares

Menjëherë sapo është bërë porositja për vrasjen e Artan Cukut, personat që kanë takuar Mikel Shallarin janë larguar jashtë vendit.
Burime nga grupi hetimor i thanë Report TV, se nga informacionet që kanë marrë nga vrasësi i Cukut, Mikel Shallari, rezulton se porositësit kanë ikur jashtë vendit përpara se të kryhej vrasja.
Këta persona i kanë dhënë rreth 25 mijë euro Mikel Shallarit për të vrarë komisarin dhe më pas janë larguar pa u regjistruar në sistemin TIMS.
Nga kontrollet që Policia ka bërë në Fier dhe në Vlorë këta persona që janë shpallur në kërkim, nuk kanë qenë aty.
Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një grup kriminal i cili vepron në zonat e Fierit dhe Vlorës.  Pikërisht ky grup ka porositur vrasjen dhe njëri prej personave që është shpallur në kërkim është nga Fieri, identiteti i të cilit po mbahet sekret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia.
Ky grup kriminal, sipas hetuesve, është goditur nga Artan Cuku në kohën që ka qenë Drejtor i Policisë së Vlorës.
Në vitin 2012 Cuku ka rihapur një dosje të vjetër për vrasjet në vitin 1997 dhe më pas janë arrestuar 2 persona, të cilët mendohet se janë hakmarrë duke porositur vrasjen e komisarit.
Emrat e këtyre personave i janë dhënë hetuesve nga Mikel Shallari, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të mbrojtjes së familjes.
Mikel Shallari ka treguar gjithashtu se si ra në kontakt me këta persona dhe se e vëzhgoi Artan Cukun për disa ditë me radhë, derisa vendosi të kryente atentatin.
Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit me 8 plumba dhe vrasësi I tij Mikel Shallari, u zbulua nga ADN-ja në rrobat që ai hodhi në një kosh pranë postës nr. 8 në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY