Qeveria, kurth për ekspertët kontabël, profesioni i ekonomistit drejt “koncesionit”!

Qeveria, kurth për ekspertët kontabël, profesioni i ekonomistit drejt “koncesionit”!

84
0
Shares

Një nismë e Deputetit të Kuvendit z.Gjovalin Kadeli për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Profesionit të rregulluar të Ekspertit Fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”, ka shkaktuar shqetësim tek bizneset dhe dhomat e tregtisë. Sipas tyre, përmes kësaj ndërhyrjeje po lobohet për të monopolizuar shërbimet e konsulencës fiskale, pasi Projektligji në nenin-3, pika -5 e tij propozon “monopol” dhe bën të ndaluar këtë shërbim për këdo tjetër, përveç Ekspertit Fiskal. Kjo nënkupton që të gjithë që duan të bëjnë konsulencë fiskale si ekspert fiskal, audit, etj duhet të licencohen nga Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF), që pritet të krijohet në kuadër të këtij ligji të ri dhe duhet të paguajnë çdo vit një tarifë.

Ky shërbim, që kërkohet të monopolizohet përmes këtij drafti, sot jepet nga të punësuar në shoqëri (financierë dhe administrator me kualifikimin përkatës), Kontabilistë të Miratuar si profesion i rregulluar, Ekspertë Kontabël të Regjistruar, Avokatë dhe juristë të së drejtës tregtare dhe më gjerë, të tjerë të diplomuar, të lejuar sipas kurrikulave përkatëse Universitare. Të gjithë këta profesionistë pritet të dalin jashtë loje në kuadër të këtij drafti të ri.

Kjo do të jetë dhe edhe një kosto e shtuar për biznesin, pasi dhe në këtë rast ata janë të detyruar që këto shërbime të merren vetëm nga Ekspertët Fiskal, kjo është kosto shtesë “e fshehur” për biznesin dhe detyrim i pavend për të imponuar marrjen e këtij shërbimi vetëm nga “Ekspertet Fiskal’ anëtarë të “Institutit të Ekspertëve Fiskalë”, kur sot merren nga të punësuarit e vetë tatimpaguesve apo të tjerë profesionistë të kontraktuar.

Drafti krijon dhe mbivendosje me institucionet ekzistuese, ku fati i Ekspertëve Kontabël të Regjistruar, që sot japin 4 teste në 6 disiplina përfshirë legjislacionin fiskal, do të vendoset nga Instituti i ri qe pritet të krijohet, ai i Institutit të Ekspertëve Fiskalë (IEF). Për ironi, ligji i ri propozon vetëm një testim me 4 (katër) disiplina në provimin e shtetit për kandidatët, që duan të bëhen Ekspert Fiskal dhe që do të vendosin për ekspertët kontabël që punojnë e trajnohen prej vitesh.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY