Shkencëtarët e mëdhenj në botë, 4 prej tyre janë nga Shqipëria –...

Shkencëtarët e mëdhenj në botë, 4 prej tyre janë nga Shqipëria – Ja sa dollarë në vit fitojnë

120
0
Shares

Ata janë kryesisht meshkuj, të lindur në gjysmën e parë të viteve gjashtëdhjetë. Ata fitojnë rreth 30 – 49 mijë dollarë në vit. Dhe, me profesion, janë shkencëtarë. Realizimi i identikitit të atyre që janë inovatorë të dijeve njerëzore është bërë i mundur në sajë të të dhënave të Anketës Ndërkombëtare të Autorëve Shkencorë (ISSA), një studimi të kryer për OECD-së nga Brunella Boselli dhe Fernando Galindo-Rueda.
Dy studiuesit kanë dërguar me e-mail një sërë pyetjesh për më shumë se 60 mijë shkencëtarë në mbarë botën. Rreth një në dhjetë u përgjigj, jo gjithmonë plotësisht. Por, bazuar në të dhënat e mbledhura OECD, ‘Il Sole’ ka ndërtuar identikitin e tyre sipas kombësisë.
Me origjinë nga Shqipëria rezultojnë 4 shkencëtarë. Maqedonia, me një popullsi më të vogël sesa ne ka 6 shkencëtarë. Mali i Zi ka vetëm një shkencëtar të identifikuar nga studimi, po ashtu dhe Kosova. Rekordin e mban Serbia me 32. Nga Bosnja ka 11 shkencëtarë.
Nga 4 shkencëtarët shqiptarë, 2 kanë lindur në vitin 1996, njëri në vitin 1992 dhe një me ditëlindje në vitin 1995 (22 vjeç).
Një prej shkencëtarëve shqiptarë fiton mbi 105 mijë dollarë në vit, një tjetër 15 – 30 mijë dollarë në vit dhe dy të tjerët nën 15 mijë dollarë në vit.
Në botë, numri më i madh i shkencëtarëve është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, një vend që është lider në inovacion, me 612 të tillë. Në Europë kryeson Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, me 429 shkencëtarë. Në Azi kryeson Japonia, me 260.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY