FOTO/ Ylvi Beqja “ia përplas në fytyrë”: Ja kërcënimet e Emiljano Shullazit...

FOTO/ Ylvi Beqja “ia përplas në fytyrë”: Ja kërcënimet e Emiljano Shullazit ndaj meje

185
0
Shares

Biznesmeni Ylvi Beqja përfundoi dëshminë dhe përballjen në gjykatë me Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Në sallën e gjyqit i akuzoi të pandehurit për gjobëvënie dhe kërcënime me armë.
Seanca gjyqësore e pyetje-përgjigjeve në Krimet e Rënda ka zgjatur mbi 2 orë, ku nuk munguan edhe debatet e kërcënimet nga të pandehurit në drejtim të dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja. Herë pas herë, Ylvi Beqja përgjigjej me fjalët “nuk i mbaj mend bisedat”, takimet apo episode e ndryshme për të cilat pyetej nga të pandehurit.
Në fjalën e tij, Beqja tha se kërcënimet e Shullazit kanë vazhduar edhe pasi është arrestuar. Ai i tregoi togave të zeza edhe rastin e para dy javëve, ku sipas tij, nga brenda kafazit të sallës së gjyqit Shullazi dhe të pandehurit e tjerë e kanë kërcënuar e ofenduar, në momentin që trupa gjykuese nuk ishte në sallën e gjyqit. Këtij pretendimi ju përgjigj vetë Shullazi, i cili i tha se përsëri do ta kërcënonte nëse vazhdonte të mashtronte gjykatën. Ndërkaq, pyetjes së të pandehurit Gilmando Dani, që pse nuk i kishte denoncuar ata para arrestimit të tyre, Ylvi Beqja ju përgjigj: “kisha frikë se do më vrisnit”.
Me përfundimin e dëshmisë dhe ballafaqimit të dëshmitarit të mbrojtur, gjykata ndërpreu seancën për të vazhduar me pyetjen e 5 dëshmitarëve të akuzës, Ilirjan Muhon me detyrë ish Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, dy noteret Drita Plepo e Aida Spahiu, avokatin Neshat Fana dhe shtetasen Mirela Qato.
Ndërsa i pandehuri Shullazi, kërkoi të merret në pyetje nga gjykata ish-drejtuesi i hipotekës së Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili tashmë ka fituar mandatin e deputetit duke kandiduar për PS-në.
Por, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata, me arsyetimin se ka kaluar moment procedurial i kërkimit të dëshmitarëve në këtë proces, ku 5 të pandehurit me në krye Emiljano Shullazin akuzohen për një sërë akuzash të rënda penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY