Akademikët injorojnë Reformën në Drejtësi, nuk duan të bëhen pjesë e KLGJ...

Akademikët injorojnë Reformën në Drejtësi, nuk duan të bëhen pjesë e KLGJ e KLP

92
0
Shares

Akademikët vijojnë të injorojnë thirrjet për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë. Numri i kandidaturave nuk ka arritur as në nivelin minimal që kërkon ligji, gjë që ka detyruar Kuvendin t’u kërkojë universiteteve shtetërore e private, që të shpallin për të tretën herë, thirrjen për shprehjen e interesit.

Ngritja e organeve të reja të drejtësisë vijon të hasë në vështirësi, sidomos për sa i përket juristëve që vijnë nga bota akademike. Këta të fundit vazhdojnë të shfaqin interes të ulët për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke detyruar Kuvendin që të shpallë – për të tretën herë – thirrjen për shprehjen e interesit nga anëtarët e personelit akademik.
Në shkresën e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit e që i drejtohet universiteteve publike e private në vend, shpjegohet se dy thirrjet e para nuk kanë rezultuar në plotësimin e numrit minimal të kandidaturave që duhet të paraqiten nga personeli akademik, që për KLGJ-në sipas ligjit duhet të jenë të paktën 6 ndërsa për KLP-në minimumi 5 kandidatura. Për më tepër, shpjegon Kuvendi, dy nga kandidaturat e paraqitura deri tani janë bërë pjesë e organeve të Vetting-ut. Për të gjitha këto arsye, Kuvendi u kërkon universiteteve publike e private që të shpallin për herë të tretë shprehjen e interesit nga personeli akademik, për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së.
Një tjetër shkresë e posaçme i është dërguar nga Kuvendi edhe Shkollës së Magjistraturës. Kësaj të fundit i bëhet me dije se kandidatja e propozuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Faskaj Vokopola, është zgjedhur pjesë e organeve të Vetting-ut, si komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Për këtë arsye, Kuvendi i kërkon edhe Shkollës së Magjistraturës që të kryejë edhe njëherë procedurën për paraqitjen e interesit dhe përzgjedhjen e një kandidati tjetër, për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY