INSTAT publikon shifrat: Ja pse po vdesin shqiptarët

INSTAT publikon shifrat: Ja pse po vdesin shqiptarët

277
0
Shares

Instat publikoi shifrat e vdekshmërisë për vitin 2016 në Shqipëri dhe shkaqet kryesore të tyre. Vendin e parë e mbajnë vdekjet natyrale, por 15.8 përqind e totalit janë vdekje nga tumoret, që kanë pësuar një rritje prej 2.1 përqind krahasuar me vitin 2015. Ndër shkaqet kryesore të tumoreve, sipas studimeve të mëparshme, janë ndotja e ajrit dhe ushqimet e kontaminuara. Sëmundjet e gjakut janë shkaktare në 50 % të rasteve.

Aksidentet rrugore zënë 2.1 përqind, po ashtu një shifër e konsiderueshme kjo në raport me 21.388 vdekje që janë shënuar në vitin 2016.

Norma e vdekshmërisë, sipas Institutit të Statistikave, është 74,3 vdekje për 10.000 banorë.

Në numrin e vdekjeve gjatë vitit 2016, femrat zënë 47,2 % dhe meshkujt 52,8 %.

Krahasuar me vitin 2015 numri i vdekjeve ka rënë me 4,6 %.

Vdekjet natyrale zënë 87,4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1,1 %.

Koefiçienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla nga 9,0 që ishte në 2015.

Fig. 1 Vdekjet sipas shkaqeve kryesore, 2016

TABELA

Në vitin 2016, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015. Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit. Në vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga tumoret janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë, ku nëngrupi i sëmundjeve „tumor në mushkëri‟ përbën 20,4 %.

Vdekjet sipas grupmoshave

Në vitin 2016, grupmosha 50 vjeç e lart zë 92,5 % të vdekjeve dhe grupmosha 85 vjeç e lart zë 25 %. Numrin më të lartë të vdekjeve në grupmoshën 85 vjeç e lart e zënë femrat me 63,8 %. Në vitin 2016, janë regjistruar 277 vdekje nën 1 vjeç, që përbëjnë 1,3 %, të totalit. Krahasuar me 2015, numri i vdekjeve të fëmijëve nën 1 vjeç është rritur me 18,9 %. Në 2016, për grupmoshën 70-74 vjeç ka rënie të numrit të vdekjeve me 15,7 %, krahasuar me 2015.


 

Vdekshmëria sipas qarqeve

Duke analizuar vdekshmërinë sipas qarqeve, norma më e lartë regjistrohet në Gjirokastrër me rreth 121 vdekje për 10.000 banorë. Nga ana tjetër vlera më e ulët regjistrohet në qarkun e Tiranës me rreth 60 vdekje për 10.000 banorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY