Pedofili i Peshkopisë që përdhunoi dhe vrau 10 vjeçarin tenton vetëvarjen, flet...

Pedofili i Peshkopisë që përdhunoi dhe vrau 10 vjeçarin tenton vetëvarjen, flet nëna e tij: Po e dhunojnë policët

189
0
Shares

Historia e Shpëtim Zizës, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, është rikthyer në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik.

Shpëtim Ziza

Shpëtim Ziza

Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin asokohe, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh. Tashmë ‘monstra e Peshkopisë’ vuan dënimin me burg të përjetshëm, por siç duket problemet për të nuk kanë të sosur. Pak muaj më parë ai ka tentuar që të vetëvaret në ambientet e burgut të Zaharisë. Dy prindërit e tij denoncojnë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ gjendjen dhe kushtet me të cilat përballet djali i tyre në burg, ndërsa pohojnë se ai është mbyllur në një kafaz me hekur brenda qelisë. Ata kanë mohuar kategorikisht faktin se djali i tyre ka lidhje me vrasjen e vogëlushit, ndërsa akuzojnë sistemin e drejtësisë për korrupsion.

Shpëtim Ziza

Shpëtim Ziza

Nëna e Shpetim Zizës, Melita ngre akuza për drejtuesit e institucionit ku vuan dënimin djali i saj, pasi sipas saj ai dhunohet brenda qelisë dhe nuk kurohet. “Është varur, ka prerë damarët, ca nuk ka bërë. Do vdes, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar serish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha: S’jam mirë më kanë rrahur. Kur shoh unë çarçafët, ishin gjithë gjak. I thash këtë kam, budalla apo të saktë. I thash pse ma rrihni. I mora çarçafët dhe thash do ju bëjë ekspertizën. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, pohoi nëna.

20170704-124150

NGJARJA HORROR
Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.

20170704-121137

VRASJA E DJALIT TË DYTË
Nëna e Shpëtim Zizës ka qenë pjesë e studios tonë dhe gjithmonë ka luftuar për pafajësinë e djalit te saj. Por para tre vitesh asaj I vrasin djalin e dyte Saimir Zizës, ku 21-vjeçari u qëllua me armë zjarri të premten e 21 qershorit 2014 në Tiranë dhe humbi jetën më pas në Spitalin Ushtarak.
Familjarët e viktimës thanë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga. Deri me sot ende nuk janë gjetur autoret.balkanweb.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY