Arben Ristani tregon “pazarin” me Patozin

Arben Ristani tregon “pazarin” me Patozin

103
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD ka sqaruar një bisedë që me sa duket ka bërë me kandidatin Astrit Patozi një ditë më parë,  megjithëse nuk ka përmendur emrin e këtij të fundit.

“Ne permbushje te detyrave te mia si Sekretar i Pergjithshem i PD dhe ne interesin e saj me te mire, kam bere perpjekje qe gara per kryetar te PD te ofroje garanci statutore, gjithperfshirje dhe te jete nje proces bashkimi per partine ashtu sikurse nje proces emancipimi per te gjithe shoqerine!

Keqardhje qe “negocimi” per garanci statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.

Pazari nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e moralit tim ashtu sikurse i kultures politike te PD”, deklaron Ristani.

Një natë më parë Astrit Patozi deklaroi se Basha ka dashur të bëjë pazar me të në këmbim të heqjes dorë nga kandidimi. Patozi deklaroi se vijon të jetë në garë megjithëse Kryesia e PD ka votuar mbrëmë vetëm dy emra për garën, Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY