Astrit Patozi, replika me “sharësit me pagesë dhe pa pagesë”

Astrit Patozi, replika me “sharësit me pagesë dhe pa pagesë”

119
0
Shares

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar sot në lidhje me komentet rreth qëndrimit të tij nga Bashës duke konsideruar s enjë pjesë e atyre që flasin kundër janë të paguar për të bërë këtë gjë, një përcaktim që e tha edhe mbrëmë gjatë intervistës në top Channel.

Në një koment me titull Për sharësit me dhe pa pagesë , ai thekson se po i bashkohen Bashës për të ndarë dëmin me të.

Komenti i Patozit:

PËR SHARËSIT ME DHE PA PAGESË

Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.

Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.

Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.

Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.

Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Suksese të gjithëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY