Vlorë, i bëjnë atentat 34 vjeçarit, dy të rinjë bien në pranga

Vlorë, i bëjnë atentat 34 vjeçarit, dy të rinjë bien në pranga

152
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe po proçedon një tjetër, të cilët janë përkatësisht Janaq Karavoqiri, 27 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, dhe K.K., 21 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.
Sipas burimeve nga policia të hënën rreth orës 19:30, afër zonës së Triportit, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetërin, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.A., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY