LETRA/ Presidenti Nishani uron Presidentin Trump: Gëzuar 241-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

LETRA/ Presidenti Nishani uron Presidentin Trump: Gëzuar 241-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

120
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump me rastin e 241 vjetorit të Ditës së Pavarsisë së SHBA-së.

“I nderuar Zoti President,
Kremtimi i 241-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik amerikan.
Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj, konstatoj me shumë kënaqësi se marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona janë forcuar e zgjeruar ndjeshëm e në mënyrë konstante. Në themel të këtyre marrëdhënieve qëndron miqësia e fortë mes dy vendeve tona, si dhe roli e kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan, që i ka dhënë një përmbajtje shumë të veçantë këtyre marrëdhënieve.
Përfitoj nga rasti që të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer e shumëdimensionale që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë shqiptarëve, për më shumë se një shekull, si në krijimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë një partner besnik dhe aktiv krah Shteteve të Bashkuara, në të gjitha nismat e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes në botë.
Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, si dhe zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Bujar Nishani”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY