Itali, sherr për “mollën e preferuar”, plagoset me thikë 17 vjeçari shqiptar

Itali, sherr për “mollën e preferuar”, plagoset me thikë 17 vjeçari shqiptar

142
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 17 vjeçar është në gjendje shumë të rëndë për jetën pasi u godit me thikë nga një djalë italian.
Ngjarja ndodhi në Stradella të Pavias, në një park, ditën e hënë pasdite.
Dy të rinjtë u grindën të dielën në mbrëmje në një disko, ndërsa të hënën pasdite (3 korrik), ata janë takuar përsëri në një park për t’u sqaruar.
Sipas “Corriere”, motivi i grindjes ka qenë një vajzë që u pëlqente të dy djemve.
Në zënkë e sipër, 19 vjeçari italian Simone Maddaluno, e ka goditur atë në gjoks. I riu shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në gjendje kritike në spital.
Banorët lokalë të alarmuar nga britmat, dolën dhe kërkuan menjëherë ndihmë në policie.
Mjekët e spitalit “San Matteo” në Pavia kanë kryer një operacion të madh në përpjekje për të shpëtuar jetën e adoleshentit me origjinë shqiptare.
19 vjeçari është shoqëruar në stacionin policor nën akuzën e tentativës së vrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY