Kryetarja e AMF(Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) u shkarkuar sot nga komisioni i Ekonomisë duke qenë vetëm një hap larg largimit të saj nga posti i rëndësishëm. Enkeleida Shehi u votua për shkarkim nga deputetët me 9 vota pro dhe 2 vota kundër.
Dy deputetë të LSI nuk votuan shkarkimin pasi theksuan se argumentat për këtë shkarkim ishte të pamjaftueshme. Pak ditë më parë i njëjti komision dështoi të kryente procedurat e shkarkimit për shkak të mungesës së kuorumit.
Komisioni nisi procedurën pasi një kërkesë e bordit të AMF kërkonte shkarkimin e saj. Pak kohë më parë edhe nje rezolutë e Kuvendit ngrinte probleme që lidheshin me menaxhimin e financave nga ana e kreut të AMF.
Shehu drejton prej shumë vitesh këtë institucion. Ajo është edhe gruaja e kreut të LZHK, Dashamir Shehi. Opozita u shpreh kundër shkarkimit të saj duke e lidhur atë me presionin ndaj partisë opozitare si dhe nevojën e eksponentëve të qeverisë për të pastruar para. Pak ditë më parë u publikua lajmi se gruaja e Kryeministrit, Linda Rama ishte në bordin e ABI bank. Ndërkohë kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, gjatë nje debati për raportin e zyrës së pastrimit të parave tha se ka informacion se një bankë nëTiranë po pastron para.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/