Genc Ruli paralajmëron parti të re! Shantazhi tjetër për Lulzim Bashën?

Genc Ruli paralajmëron parti të re! Shantazhi tjetër për Lulzim Bashën?

133
0
Shares

Ish-ministri i PD në 8 vite Genc Ruli lajmëroi sot indirekt krjimin e një partie të re brenda të djathtës nga njerëz që kundështojnë Bashën në krye të PD-së. Vetëm pak orë para mbledhjes së kryesisë së PD ku pritet të miratohen konkurentët në garë për kryetarin  e PD-së, ai kërkoi që PD të shtyjë zgjedhjet në shtator në të kundërt PD e pret një përcarje e madhe sipas tij.

 

Genc Ruli ka dhënë dorëheqjen nga forumet e partisë pak javë para zgjedhjeve parlamentare por ndërkohë sipas analizës së tij PD është në një moment të vështirë. Kandidati kryesor mes kundërshtarëve të Bashës, Astrit Patozi la të kuptohej sot se nuk do të përfshihej në garën për kryetar pasi Basha nuk ka pranuar disa kushte të tij për zgjedhjet mes të cilave ishte edhe dorëheqja e Bashës.

Burime të afërta me zhvillimet në PD në të dy kampet parashikojnë mundësinë që disa ish-ministra dhe deputetë të PD të krijojnë parti të re, një qëllim më i hershëm që nuk u vu në jetë për shkak të largimit nga jeta të Sokol Olldashit.

Ruli ka histori personale me krijimin e partive që dalin nga PD. Në vitin 1997 ai krijoi “Partia Demokrate e Re” e cila kishte në përbërje edhe Shehin dhe disa deputetë që u larguan prej PD në vitin 1996 dhe Berisha i thërriste “karrigethyerit”.

Partia nuk pati jetë të gjatë dhe u shkri si kripa në ujë në pak muaj. Vetë Dashamir Shehi krijoi një parti të lidhur me oborrin mbretëror, Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar. Ai tha në intervistë se kjo nuk ishte rruga duhur por megjithatë la të kuptohej se ishte i sigurtë në parashikimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY