Ben Blushi akuzon PS: Ju po bllokoni procesin e vettingut, kërkon zgjedhje...

Ben Blushi akuzon PS: Ju po bllokoni procesin e vettingut, kërkon zgjedhje të lira

76
0
Shares

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë kundër opozitës duke e akuzuar atë se po proteston për të bllokuar vettingun, deputeti Ben Blushi ka akuzuar vetë Edi Ramën se bllokoi procesin e vettingut.

Ai shpjegoi se vendimi që u mor këtë javë në parlament ishte i jashtëligjshëm, nuk mbështetet në ligj dhe se ky vendim që u votua nga mazhoranca e bllokon procesin vettingut. Sipas tij vendi është në krizë pasi edhe refroma në drejtësi është e bllokuar.

Në vijim ai tha se procesi i vetingut nga disa ministra po interpretohet në mënyrë qesharake.

“Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-ministra, ish-kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është” tha Blushi.

Nga ana tjetër ai kërkoi që të ndryshojë rendi i gjerave përsa i përket reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut.

“Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është ë mundur që të kete zgjedhje të besueshme. Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” përfundoi fjalën e tij Blushi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY