Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama është shprehur ë një prononcim për media për çështjen e reformës në drejtësi ku ka theksuar se zbatimi i saj është një krye të angazhimeve politike të LSI-së.
Sipas z. Rama, peticionet nuk i japin zgjidhje çështjes së reformës në drejtësi, por janë institucionet që duhet të kontribuojnë për zbatimin e saj duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të garantojë me transparencë maksimale zbatimin e reformës në drejtësi.
“Në tërë angazhimit për të përmbushur një realitet çdo nen dhe çdo detyrim që buron nga paketa reformës në drejtësi. Ministrat e LSI, të gjithë deputetët e LSI, dhe të gjithë anëtarët e LSI, me shumë përgjegjësi institucionale dhe me angazhim maksima do të bëjnë çdo gjë që të realizohet reforma në drejtësi”, – tha kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/