Astrit Patozi reagon për garën në PD dhe ka një apel për...

Astrit Patozi reagon për garën në PD dhe ka një apel për anëtarësinë e kësaj partie

69
0
Shares

Astrit Patozi, ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në “FacebooK”.
Ai ka bërë të ditur se  “kryetari i vetëngrirë” Lulzim Basha nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, duke marrë përsipër, sipas patozit, “përgjegjësinë për prishjen e një gare të drejtë”.
Duke e akuzuar Bashën  “për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur”, Astrit Patozi i ka bërë apel anëtarësisë së PD-së, se “u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha”.

 
Reagimi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook”

Lulzim Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme në PD

Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvillimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.
Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t’i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin te lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.
Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor.
Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur.
I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.
Ky ishte detyrim i pa negociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe të gjitha kërkesat e tjera.
Ndaj është fare e qartë për të gjithë, Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.
Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.
Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY