EMRI/ Shpëton shokun nga burgu, përfundon vetë në birucë

EMRI/ Shpëton shokun nga burgu, përfundon vetë në birucë

111
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë të  Drejtorisë Vendore Policisë Durrës bënë ndalimin e personit në  kërkim, Armand  Perlepi,  27  vjeç banues në Durrës.
Ndalimi i tij, u bë pasi mbi bazën e një proçedimi penal më datë 22. 03. 2017, Prokuroria  Pranë Gjykatës Shkallës Parë, Elbasan  më datë 15. 06. 2017 ka urdhëruar ndalimin e shtetasit të lartpërmendur  si të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal. Armand  Perlepi dyshohet të ketë përkrahur R. B., me qëllim që ti  fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi R. B., i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21. 03.2017 në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan,  dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të D. I.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY