RRËFIMI/ Minorenia: Babai zhvishej para meje dhe…

RRËFIMI/ Minorenia: Babai zhvishej para meje dhe…

74
0
Shares

Një burrë, i akuzuar për dhunë në familje dhe veprime të turpshme dënohet me 7 vite burg.
Stefan P. ka marrë këtë dënim nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për të dy veprat penale në fjalë. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak të shqyrtimit të dosjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Sipas gjykatës, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur në dhjetor të vitit 2016, pas një kallëzimi të bërë nga bashkëshortja. Ajo ka pohuar se nga martesa me të pandehurin ka një vajzë, në moshë të mitur.
Sipas saj, i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme, konsumon alkool, ushtron dhunë në familje, si dhe ka kryer veprime të dhunshme dhe të turpshme ndaj së bijës. E pyetur në prani të një psikologeje e mitura ka rrëfyer disa episode kur babai është kthyer i dehur në shtëpi, e ka prekur atë në vende intime, apo është zhveshur në prani të saj, apo anëtarëve të tjerë të familjes.
Po ashtu ajo ka rrëfyer edhe episode ku ai i kë vënë duart në fyt, apo kryer veprime të tjera të dhunshme. Vetëm një javë përpara kallëzimit, e dëmtuara i ka treguar të ëmës në lidhje me abuzimin e të atit, por duke i kërkuar të mos e merrte vesh i ati pasi do ta vriste, shkruan Panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY